Kronika

Merret vendimi, Saimir Tahiri do gjykohet te Krimet e Rënda

Pas tetë orë e gjysmë seancë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur nisjen e gjykimit të çështjes “Tahiri”, i cili akuzohet për trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të gjykohet tek Krimet e Rënda. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të mos pushojë çështjen siç kishte kërkuar ish-ministri dhe të nisë gjykimin e çështjes ‘Tahiri’.

Seanca tek Krimet e Rënda zgjati përreth 8 orë. Ish-ministri Tahiri ka kërkuar pushimin e çështjes nga gjyqtarja por në rast se kjo kërkesë nuk aprovohet, Tahiri kërkon gjykim të shkurtuar por pa pranuar fajësinë në gjendjen që janë aktet, që të mos ketë zvarritje të çështjes.

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

“Sigurish që situata ka qenë e ashpër me mjaft tension dhe me mjaft kërkesë llogarie nga ana e Tahirit, i cili insiston dhe pretendon se është i pafajshëm dhe sipas tij procesi është një maskaradë. Edhe pse zoti Tahiri refuzon kategorikisht të shqiptojë emra, politikanësh apo biznesmenësh apo persona të tjerë, të cilët fshihen pas këtij procesi maskaradë.

“Do kërkoj drejtësinë time, jam i pafajshëm, tani keni folur vetëm ju, por sot e tutje do flas edhe unë…”, – tha ai për mediat jashtë godinës së Gjykatës së Krimeve të Rënda, pa specifikuar ndonjë detaj.

Pas seancës maratonë me dyer të mbyllura që zgjati rreth 8 orë, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që kaloi.

“Zgjati se kishim gjëra për të thënë lidhur me atë që parashtruan prokurorët. Më shumë se afati 8 orë i zgjatjes së seancës sot më vjen keq për ju që pritët. Ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që shkoi. Tani shkojmë në gjykim dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë, – deklaroi Tahiri. – Nuk dua të merrem me llojin e seancës, llojin e akuzës.Kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund, prokuroria pretendon atë që pretendon. Unë kam shumë më shumë për të pretenduar se prokuroria, kështu që nuk ka nevojë për zgjatje pafundësisht. Do të vazhdoj deri në fund të argumentoj atë që kam pretenduar nga fillimi që nuk kam pikë lidhje me këtë çështje, atë që vërtetoi prokuroria e Italisë, gjykata italiane. Prokurorët mendojnë se pikërisht vendimi i Italisë është gjetje që nuk kam lidhje fare, prokurorët argumentojnë ndryshe. Kjo është çështje e tyre, do ta shohim në gjykim. Drejtësia prandaj është e bukur, në pjesën dërmuese të rasteve nuk bën drejtësi por në ato pak raste kur bën drejtësi ja vlen”, – shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button