Sporti

Flet Xhaka pasi gazeta zvicerane e fajësoi trajnerin që e zëvendësoi atë

Granit Xhaka e shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për t’i komentuar dy pikët e humbura të Zvicrës ndaj Danimarkës, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 3:3. Xhaka e shënoi një gol të mrekullueshëm në këtë ndeshje.

Zvicra po fitonte 3:0 deri në minutën e 84-të, por nga ai moment Danimarka ia doli të rikthehet në lojë duke e barazuar rezultatin në 3:3 për vetëm nëntë minuta, raporton Gazeta Express.

Kapiteni kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka, u zëvendësua nga trajneri Vladimir Petkovic dhjetë minuta para fundit, vetëm 12 minuta pasi e kishte shënuar golin e dytë të vendasve, një gol të mrekullueshëm me këmbën e tij të dobët.

Xhaka kompletoi 95% të pasimeve në këtë ndeshje, duke e kontrolluar lojën dhe dominuar në fushë. Por, pas largimit të tij, Danimarka gjeti shumë hapësira në fushë dhe shënoi tri gola për nëntë minuta duke nxjerrë një barazim shumë të rëndësishëm.

“Ne e donim fitoren. Nuk e morëm, por jemi ende në pozitë të mirë”, shkruan Xhaka në llogarinë e tij në Instagram.

“Tani kthehemi te Arsenali… kemi qëllime të cilat duhet t’i arrijmë së bashku”.

Gazeta e madhe zvicerane, Blick, e fajësoi trajnerin serb për këtë dështim, duke argumentuar se pa Xhakën Zvicra humbi.

“Trajneri i ekipit kombëtar Petkovic na la pa fitore! Si kapiten dhe golashënues, Xhaka largohet, është 3:0. Pa Xhakën, Zvicra e fal fitoren”, shkroi Blick në raportin e lojës mes Zvicrës dhe Danimarkës.

Pas dy xhirove të zhvilluara, Zvicra radhitet në pozitën e dytë në Grupin B të kualifikimeve për EURO 2020. Ajo radhitet pas Irlandës, me dy pikë më pak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button