Maqedonia

Seanca të reja për “Maxhar Telekom”, “Thesari”, “Monstra” dhe “Transportuesi” të PSP-së

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për “Maxhar Telekom”, “Thesari”, “Monstra” dhe “Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike. Gjykimi për “Maxhar Telekom” filloi në vitin 2011, ndërsa kohë më parë rastin e mori PSP-ja. Rastin e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanovska nga PSP-ja.

Në seancën e sotme duhet të merren në pyetje dëshmitarët Sllobodan Bogoevski dhe Borçe Davitkovski.

Për keqpërdorimin e pozitës zyrtare akuzohen drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë, Atila Skenderi, drejtori i financave, Rolf pllat, si dhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius, të cilët ishin të dyshuar se kanë nënshkruar marrëveshje fiktive për shërbime konsultuese me shtëpinë qipriote konsultuese “Çalteks holdings limited” dhe në këtë mënyrë e kanë dëmtuar “Telekomin e Maqedonisë” dhe Buxhetin e Maqedonisë, sepse Qeveria ishte aksionare.

Në rastin “Thesari” i akuzuari i parë është ish-drejtori i DSk-së Sasho Mijalkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski.

Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim dhe shkaktim të dëmit në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektronike të komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga një ndërmarrje nga Britania e Madhe.

Rasti “Monstra”, i cili ka të bëjë për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, e zhvillon gjykatësja Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese.

Në seancën e fundit opinioni ishte i përjashtuar sepse prezantuan dëshmi të siguruara me masa të veçanta hetuese.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të gjykuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas pezullimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori Prokuroria Publike Speciale dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm.

Në bankën e të akuzuarve sot gjithashtu duhet të ulen edhe të akuzuarit për lëndën “Transportuesi”.

Ish-kryetari i qytetit të Manastirit Vlladimir Taleski dhe 20 persona të tjerë në këtë rast akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është bërë mashtrim në rreth 360.000 euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button