Kronika

Çudia/Shkarkohet si Drejtore e Përgjithshme e Doganave, por emërohet zëvendësministre e Financave!

Fortuna e shkarkimeve ka prekur edhe dy nga agjencitë më të rëndësishme të shtetit, tatimet dhe doganat.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shkarkojë njëkohësisht drejtoreshën e përgjithshme të Tatimeve, Vasilika Vjero dhe atë të Doganave, Belinda Ikonomi.

Sipas vendimit, zonja Ikonomi, e cila emërohet zëvendësministre e Financave, do të zëvendësohet nga Arlind Gjokutaj, kreu aktual i Agjencisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. Arlind Gjokutaj, drejrori i ri i Doganave, më datë 2.3.2017 ishtë emëruar Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP.  Kurse Belinda Ikonomi ishte emëruar Drejtore e Përgjithshme e Doganave më 27.9.2016.

Ndërsa Vasilika Vjero, drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve largohet për t’i lënë vendin Enton Duros, i cili deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit të taksës së pronës. Rotacioni në dy agjencitë e të hyrave publike vjen pas dy muajve me rezultate jo fort pozitive në mbledhjen e të ardhurave buxhetore, të cilat për periudhën janar-shkurt janë thuajse në të njëjtin nivel me ato të vitit të kaluar.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button