Home / Kronika / Ministrja Shekerinska: Shqipëria ka mbështetur fort Maqedoninë e Veriut

Ministrja Shekerinska: Shqipëria ka mbështetur fort Maqedoninë e Veriut

“Shqipëria ka mbështetur fort Maqedoninë e Veriut në procesin e anëtarësimit në NATO”, deklaroi sot Ministrja së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Šekerinska në konferencë e nivelit të lartë, “Shqipëria 10 vjet në NATO”, që u zhvillua në Tiranë.

Ministrja së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Šekerinska përgëzoi shqiptarët dhe Shqipërinë për jubileun e rëndësishëm të 10 viteve në NATO.

“Kemi një ndjesi të dyfishtë kur bëhet fjalë për vitin 2008-2009, bëmë një rrugë të jashtëzakonshme drejt NATO-s së bashku dhe në 2018. Ne dështuam aty ku ju kishit sukses. Nga këndvështrimi ynë kjo na dërgoi dy sinjale, së pari objektivat strategjike janë të arritshme dhe politika e dyerve të hapura është reale”, tha ajo.

“Në 6 shkurt nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit në selinë e  NATO-s na çoi të përmbushnim një nga angazhimet tona strategjike për t’u bërë anëtarë të NATO-s. Ne e kemi vlerësuar shumë mbështetjen e fortë që i ka dhënë Shqipëria vendit tonë në këto muaj përfundimtar, përpara nënshkrimit të marrëveshjes së anëtarësimit”, theksoi ajo.

Po ashtu, ministrja Šekerinska tha se ajo që është më e rëndësishme për rimëkëmbjen e rajonit, pjekurisë së rajonit dhe e marrëdhënieve të mira dypalëshe është se e kemi parë Shqipërinë të jetë në vendet e para që ka aktivizuar traktatin e NATO-s.

“Pra, pas një dekade  të humbur kemi përshpejtuar procesin e anëtarësimit në NATO.  Sot pas gjashtë apo shtatë javësh, prej nënshkrimit të traktatit e kanë ratifikuar së paku 9 anëtarë të NATO-s. Kjo tregon angazhimin e vendeve të NATO-s për të mbështetur vendin tonë. Mendojë se shenja pozitivi  ishte se të gjithë anëtarët e NATO-së fqinjë me ne, janë kujdesur që procedurat të jenë shumë të shpejta dhe efikase dhe kjo tregon se rajoni ka mësuar nga gabimet e vetë, që të mos e shohim më njëri-tjetrin si armiq, por si aleatët më të afërt të njëri- tjetrit”, tha Šekerinska.

“Dje, sapo morëm lajmin e mirë nga Uashingtoni pasi dhe Shtëpia e Bardhë ka dërguar propozimin dhe raportin, ndërkohë që mund të fillojë menjëherë në Senatin Amerikan ratifikimi i propozimi. Ndërkohë në vende të tjera ka nisur procedura e ratifikimit. Kjo  dëshmon se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit  jo vetëm është pjesë e axheendës tonë por është dhe pjesë axheendës dhe euro-atlantike. Ky është mesazhi i qartë që të gjithë ne në këtë rajon nuk mund të investojmë për sigurinë euro-atlantike në qoftë se nuk jemi të interesuar të investojmë për sigurinë tonë rajonale”, tha Šekerinska.

Leave a Reply

%d bloggers like this: