Home / Kronika / Kollçaku: Investimi i NATO-s në Kuçovë, vlerësim për rolin në rritje të Shqipërisë

Kollçaku: Investimi i NATO-s në Kuçovë, vlerësim për rolin në rritje të Shqipërisë

Objektivi i Shqipërisë mbetet krijimi dhe zhvillimi, mbajtja e kapaciteteve operacionale ushtarake të nevojshme për t’iu përgjigjur nevojave të brendshme dhe për të siguruar kontribute ushtarake modeste, por dinjitoze për NATO, Bashkimin Europian, OKB dhe koalicionet e mundshme.

Në fjalën e tij në konferencën e nivelit të lartë “Shqipëria 10 vjet në NATO, Siguri e shtuar për rajonin”, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku të zhvilluar në Tiranë theksoi se “ky përvjetor për Forcat e Armatosura është një kohë festive dhe veçanërisht reflektimi. Një dekadë aleat i aleancës na ka orientuar dhe ndihmuar të transformojmë dhe zhvillojmë një forcë ushtarake pragmatike”.

Po ashtu, Kollçaku, e konsideroi vendimin e NATO-s për investim në Kuçovë një deklaratë publike të Aleancës për vlerësimin e rolit në rritje të Shqipërisë dhe forcës së saj ushtarake për sigurinë në rajon dhe më gjerë”.

“Ne ndjejmë se ambienti i sigurisë është bërë shumë kompleks, i paparashikueshëm, i paqartë dhe i cënueshëm. Prandaj dhe forca jonë ushtarake duhet të jetë shumë fleksibël dhe zhvillimi i kapaciteteve shumë dinamikë”, nënvizoi Kollçaku.

Si ushtarakë , vijoi ai, ne synojmë të ndërtojmë e të zhvillojmë këto kapacitete sa më shpejt të jetë e mundur dhe ti mbajmë ato optimale e për t’iu përgjigjur misionit tonë.

“Por gjithashtu e kuptojmë shumë mirë që mundësitë janë të kufizuara dhe gara e prioriteteve kombëtare është shumë e ashpër. Kjo na detyron të sillemi dhe të jemi më “Smart”. Unë mendoj se hapi i parë për të realizuar këtë është zhvillimi i një mentaliteti te ri bashkëpunimi në nivel kombëtar dhe rajonal. Kjo do të thotë zbatimi i një politike “Smart Defense” fillimisht ne nivel kombëtar pastaj rajonal”, nënvizoi Kollçaku.

Gjeneral Brigade Kollçaku tha se “në këtë 10 vjetor të fundit FA në bashkëpunim shembullor me aktorë të tjerë shtetërorë kanë ndërtuar dhe modernizuar kapacitete ushtarake me përdorim të dyfishtë civil ushtarak të tilla si sisteme të vrojtimit të hapësirës detare dhe ajrore, por edhe kapacitete të caktuara si operacione tokësore detare dhe ajrore”.

Sipas tij, janë bërë modernizime shumë domethënëse dhe të plota dhe të pjesshme në të tre komponentët e Forcave të Armatosura.

“Një investim i shpejtë i disa zhvillimeve të tjera pozitive është zgjerimi hartës dhe përmirësimi cilësor i kontributit të FA në misionet e aleancës , rritja e kontributit të personelit femër me uniformë që kap një shifër 17.5 % dhe angazhimi i tyre në misione brenda dhe jashtë vendit, trendi rritës i buxhetit të mbrojtjes, riformatimi dhe konsolidimi i sistemit të edukimit dhe trajnimit ushtarak dhe më e rëndësishmja fillimi i projektit të bazës së NATO-s në Kuçovë”, theksoi Kollçaku.

Leave a Reply

%d bloggers like this: