Kosova

Falimentojnë mbi 4 mijë kompani

faliment-690x388Për nëntë muaj, 1115 biznese vendore kanë shuar aktivitetet biznesore, ndërsa 14 kompani të huaja kanë tërhequr kapitalin e tyre nga Kosova. Ndërkohë ka pasur edhe regjistrim të bizneseve të reja.

Lulzim Demolli, këshilltar për medie në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se prej datës 01.01.2014 deri më datën 01.09.2014 janë regjistruar 6698 biznese dhe 46 kompani të huaja.

“Ndërsa nga data 01.01.2014 deri më datën 01.09.2014 janë shuar 1115 biznese dhe 14 kompani të huaja”, ka thënë Demolli, për Kosova Sot.

Ai nuk ka dhënë përgjigje se cilat janë arsyet që kaq shumë biznese janë shuar këtë vit. Të dhënat tregojnë për një tkurrje të ekonomisë dhe rënie të parashikimeve zyrtare.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini ka thënë se numri i saktë i kompanive që falimentojnë nuk është ai që jepet zyrtarisht. “Ne kemi një statistikë që brenda këtij nëntëmujori e kanë shuar aktivitetin e tyre biznesorë mbi 4 mijë të ndryshme”, tha Shahini për Kosova Sot.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button