Kronika

Cakaj u heq targat diplomatike: Ja kush janë 45 konsujt e nderit në Republikën e Shqipërisë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj u bëri thirrje dhe 45 Konsujve të Nderit në Shqipëri që të dorëzojnë targat diplomatike për të marra targat e reja sipas ligjit.

Sipas ministrit në detyrë ata janë pajisur me targa CD, hyjnë dhe dalin nga kufijtë e vendit jo si qytetarë të thjeshtë shqiptarë, madje as si shumica e zyrtarëve qeveritarë,por si përfaqësuesit më të lartë diplomatik ndërkombëtar. “Ky privilegj special, krejt unikal në Europë, mbase dhe më gjerë është i pajustifikueshëm prandaj duhet të marrë fund” tha shefi aktual i diplomacisë shqiptare. Zoti Cakaj bëri të ditur se zyra e protokollit do të fillojë menjëherë me kontaktimin e tyre për ti njoftuar për dorëzimin e targave diplomatike dhe paisjen me shenjën dalluese ovale HCC.

Cakaj shtoi se masa pritet të merren edhe në kuadër të fuqizimit të dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare, e cila është vënë në pikëpyetje nga shumë vendase për shkak sesi është dhënë deri tani. Por kush janë Konsujt e Nderit në Republikën e Shqipërisë jo vetëm ata që duhet të dorëzojnë targat, disa të njohur e disa jo emra të dëgjuar. “BalkanWeb” sjell të plotë listën e tyre.

  1. AUSTRI
    Gjergj Leqejza
    Arben Malaj

  2. BANGLADESH
    Shaban Xhabrahimi

  3. BELGJIKË
    Fabrice Wallaert

  4. BOSNIA HERCEGOVINA
    Fiqiri Kllari

  5. KANADA
    Krenar Loloçi

  6. ESTONIA
    Sotiraq Guga

  7. FINLANDË
    Bardhyl Minxhozi

  8. ISLANDË
    Isuf Berberi

  9. INDI
    Petraq Gramo

  10. REPUBLIKA E KORESE SE JUGUT
    Agron Papuli

  11. MALAJZI
    Gentian Sula

  12. MAROK
    Bujar Lybesha

  13. QIPRO
    Mr. Vladimir Avrami

  14. SAN MARINO
    Esat Ademi

  15. SLLOVAKI
    Faik Dizdari

16.TURQI
Bahadir Aksoy

  1. JAPONI
    Avni Ponari

  2. LITUANI
    Kastriot Haska

  3. SLLOVENI
    Edvin lLibohova

  4. KAZAKISTAN
    Vilson Ahmeti

  5. ITALI
    1.Teodor Bilushi
    2.Vito Antonio Stigliani

  6. Maltë
    Tomë PREKU

  7. BULLGARI
    Selim Hoxhaj

  8. SIERRA LEONE
    Artan Stroka

  9. RUMANI
    Elvis Toçi

  10. MONGOLI
    Belma Çela

  11. PORTUGALI
    Dorian Sadiku

  12. HUNGARI
    Kliti Hoti

  13. LETONI
    Sokol Kraja

  14. NORVEGJI
    Marinela Jazoj

  15. ARMENI
    Varuzhan Piranjani

  16. PAKISTAN
    Seyhan Pencabligil

  17. TUNIZI
    Nikolin Jaka

  18. FILIPINE
    Loritan Prespa

  19. EL SALVADOR
    Gerian Kuka

  20. IZRAEL
    Rodolf Xhillari

  21. AFRIKA E JUGUT
    Zenel Hoxha

  22. SRI LANKA
    Mirton Lika

  23. INDONEZI
    Irma Kapllani

  24. DANIMARKË
    Përparim Kalo

  25. FRANCË
    Ilia Skëndi

  26. UKRAINË
    Bledi Bajraktari

  27. KOSOVË
    Mentor Nazarko

  28. REPUBLIKA ORIENTALE E URUGUAJT
    Ilir Trebicka

  29. UKRAINË
    Bledi Bajraktari

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button