Politika

Djegia e mandateve, Rama paralajmëron fundin e hidhur të opozitës

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Librazhdit  në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”.  Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se në Librazhd nuk diskutohet fitorja, por se si të çojnë përpara projektet e qeverisë.

“Ne nuk e diskutojmë fitoren, sepse ajo është e sigurt. Duhet të mendojmë se çfarë do të bëjmë për të çuar përpara planet tona. Kemi skuadrën e duhur për të bërë më të mirën. Kemi bërë edhe gabime, por ato janë të pashmangshme kur përpiqesh të sjellësh ndryshim dhe gjërat e mundura t’i bësh me punë . Por nga ana tjetër jemi përbaltur me një boshllëk nga ata që në vend që të na sfidonin me alternativa, me ide dhe programe, na sfidojnë duke ikur nga Parlamenti. Ata që sot që nuk e kanë kuptuar që pse humbin. Jo vetëm kanë humbur por do vazhdojnë të humbin”, tha Rama.

Më pas Edi Rama foli edhe për djegien e mandateve të deputeteve, nga ana e opozitës, duke e cilësuar veprimin si tradhti ndaj atyre që i votuan. Gjithashtu, Kryeministri kujtoi se një gjë të tillë e ka bërë një parti në vitet ’20, por që u shkri. Sipas Ramës të njëjtin fat do të ketë edhe opozita.

“I kemi mundur atëherë dhe do i mundim përsëri. Atë bënë diçka që askush nuk e bëri. Vetëm një parti e bërë këtë në vitet ‘20 në Itali dhe ajo parti u shkri. Ashtu do shkrihen edhe ata sepse zgjodhën të tradhtojnë popullin që ua dhanë mandatet”, paralajmëroi Rama.

Ndër të tjera, Rama u shpreh mjaft optimist në lidhje me zgjedhjet e ardhshme duke thënë se fitorja do jetë më e thellë.

“Nëse nuk e mundim dot në Tropojë, jo se ai është i fortë, por nuk kemi qenë atje më të mirët. Më 30 qershor do i mundim në Kukës dhe shumë më thellë se ç’mundëm më parë, sepse nuk ka demokrat të arsyeshëm që të thotë se në këto vite, PD është bërë më e fortë dhe kryetari është bërë më i zoti. Çfarë ka ndryshuar? Çfarë kanë bërë që kur humbën zgjedhje.  Dhe  zgjedhjet e 2017 i humbën duke qenë në qeveri, dhe jo në pozicione dosido, duke pasur Ministrinë e Financave, Ministrinë e Brendshme, të Shëndetësisë, Arsimit, të gjitha agjencitë e mëdha shtetërore, si edhe drejtorinë e Burgjeve se atë e kanë merak ata dhe përsëri humbën”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button