Kronika

Mbyllet pas 3 orësh protesta e radhës e opozitës, Basha ishte në Gjermani

Është mbyllur pas 3 orësh edhe sot protesta e radhës, opozitës së bashkuar. Në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, nënkryetari i kësaj force politike, Edi Paloka mbylli në këtë mënyrë protestën e opozitës me një fjalim përmbyllës.

Më herët protestuesit u zhvendosen te Piramida, ku edhe i vendosën flakën një instalacioni të quajtur nga ata “Qeveri e krimit”. Instalacioni në formë piramide mbante në majë të saj emrin e kryeministrit Edi Rama, i cili u transportua nga Kuvendi drejt Piramidës, ku edhe e dogjën. Protesta në Kuvend u shoqërua me tensione të shumta mes opozitës dhe protestuesve.  Të rinjtë e FRPD-së  mbanin në duar parulla kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ata iu drejtuan godinës së kryeministrisë. Protestuesit disa herë tentuan të thyenin kordonin e policisë. Protestuesit tentuan hedhjen e flakadanëve në drejtim të policisë, ku edhe nuk  kursyen sendet e forta, shishet e ujit apo edhe gurët. Tensione ka patuar tek Ministria e Brendshme mes protestuesve të Unazës së Re dhe Policisë. Me protestuesit ka qenë edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Ndërkohë maxhoranca vendosi të mbledhë sot parlamentin në seancë plenare.  Kurse kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ishte në protestën e sotme pasi ndodhet në Gjermani për disa takime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button