Kronika

Grushte Halilit/ Shoqërohet në polici Presidenti i Laçit

Shoqërohet në polici Presidenti i Laçit, Pashk Laska pasi është konfrontuar fizikisht me Presidentin e Tiranës, Refik Halili. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat.

Referuar burimeve policore, ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes Laçi-Tirana. Presidenti i Laçit duket se nuk e ka kapërdirë dot eliminimin nga Kupa e Shqipërisë dhe, siç duket i ngarkuar dhe nga ngjarjet e fundjavës në kampionat ku u përplas me Majkëll Ngo të Tiranës, ka shkarkuar tensionin e tij në mënyrën më të keqe të mundshme.

Burime nga Policia e Shtetit, theksojnë se incidenti ka ndodhur te zona e doganës në kryeqytet, menjëherë pas sfidës mes Laçit dhe Tiranës, ku presidenti i Laçit ka sulmuar atë të Tiranës. Refik Halili ka kryer kallëzim ndaj homologut të tij dhe aktualisht në ambientet e komisariatit nr.6 të kryeqytetit. Mësohet se Presidenti i Laçit do të ndiqet në gjendje të lirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button