Ekonomia

Energjia, turizmi, bujqësia, fushat më me interes për IHD-të

2501-Ministri-i-Energjisë-dhe-Industrisë-Damian-Gjiknuri-inspektoi-sot-hidrocentralet-e-Vaut-të-Dejës-dhe-të-Komanit1-621x350Shqipëria po zbaton strategji agresive në promovimin e tregut shqiptar si destinacion tërheqës për thithjen e Investimeve të Huaja Direkte (IHD), krahas punës për për hartimin e kornizës legjislative, përvec shfrytëzimit të avantazheve si, pozicioni strategjik gjeografik, kosto e ulët pune, të rinj të aftë, zotërimi i gjuhëve të huaja, politikat nxitëse, përballja me një konkurrence në rritje nga vendet fqinjë, etj.
“Një sërë ligjesh po rishikohen për lehtësimin e procedurave, zbatimin e tyre deri në krijimin e paketave të ndryshme lehtësuese për investitorët e huaj në sektorë potencialë për kompani të mëdha të huaja, duke siguruar investime të qëndrueshme dhe duke u parë edhe si pjesë e një rajoni”, thanë sot për ATSH-në burime zyrtare të AIDA-s.
Sipas tyre, strategjia e qeverisë për tërheqjen e IHD-eve synon rritje të qëndrueshme të tyre, pasi ekonomia shqiptare përballet me rënie të sektorit të ndërtimit dhe remitancave, ndaj dhe janë përcaktuar sektorët strategjikë si energjia, bujqësia, turizmi, infrastruktura dhe fasoni, ku interesi nga investitorët e huaj është në rritje. IHD të reja priten dhe në sektorin e veshjeve për shkak të kostos së ulët të krahut të punës, në krahasim me vendet e rajonit, si dhe moshës së re për punë.
Grupet e punës tek AIDA zhvillojnë shpesh anketime me bizneset e huaja që punojnë në Shqipëri për të siguruar informacione për problematikat që i shqetësojnë lidhur me qeverisjen, burokracinë, kreditimin dhe mbi to ngremë politikat lehtësuese.
Rishikimi i modelit të zonave të lira ekonomike është ndër masat për të cilat po punohet, pasi me ligj janë shpallur 11 të tilla, thanë burimet e AIDA-s.
Sipas tyre, po punohet me grup pune për përmirësimin e kuadrit për funksionimin e zonave dhe për ta bërë të zbatueshëm nga investitorët e huaj. “Së shpejti do të kemi një zonë “pilot”, Spitallën, për të cilën ka shumë interes.
Pjesë kryesore e strategjisë është promovimi i partneritetit publik–privat, sepse sot ka shumë shërbime që realizohen përmes kësaj forme, c’ka ndikon në cilësi dhe ulje të kostove për buxhetin e shtetit.
Ky model duket mjaft i përshtatshëm për energjitë e rinovueshme, si uji, era, dielli, burime të pasura dhe të pastra, ku interes kanë shfaqur biznese të mëdha nga Kina, Turqia, të cilët e konsiderojnë vendin tonë si porta hyrëse në tregun ballkanik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button