Ekonomia

Peshkimi rrit katër herë punësimin, shkak eksportet dhe zgjerimi i linjave përpunuese

Zgjerimi i eksporteve të peshkimi me katër fishim në pesë vite ka rritur edhe punësimin në këtë sektor. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se numri e të punësuarve në industrinë  e peshkimit kaloi nga 2 200 persona që ishin në 2013, në rreth 8 200 persona në 2018. Rritja ka qenë e ndjeshme, veçanërisht vitet e fundit ku po shtohen fabrikat  e përpunimit të peshkut për eksportet.

Potencialet janë edhe më të mëdha për shkak se flota por rritet për gjuetinë e sardeles dhe acugës; dy produkte të cilat tashmë përpunohen direkt në vend dhe eksportohet në drejtim të rrjeteve të supermarketeve të Europës.

Me parë këto produkte trajtoheshin si rieksporte, ku peshku importohej nga jashtë, përpunohen në vendin tonë dhe pastaj rikthehej në tregjet e huaja. Karkaleci  dhe kallamarët e ngrirë janë dy produkte të tjera që mbajnë stampën “Made in Albania”.

Sektori i peshkimit ne Shqipëri është i vetmi, i cili mbështet me karburant pa taksa. Furnizimet e naftës me destinacion anijet e peshkim janë të përjashtuara nga akciza, taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit dhe kjo ka bërë qe kostot për peshkatarët të ulen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button