Politika

Calavera: Koha që të dyja palët politike të takohen për të mirën e vendit

“Është koha që të dy palët politike të takohen për të mirën e përgjithshme të vendit”, deklaroi sot drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian dhe njëkohësisht Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera e cila qëndroi në Tiranë për një vizitë dyditore.

Calavera u takua sot me përfaqësuesit e partive të opozitës për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën politike në Shqipëri përpara Raportit Vjetor të Komisionit të 2019-ës.

Calavera zhvilloi dje një takim edhe me Kryeministrin Edi Rama ku u diskutua në lidhje me përparimin e Reformës në Drejtësi dhe prioritetet e tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Europian.

Teksa gjatë vizitës së saj dyditore në Shqipëri është njoftuar se do të zhvillojë takime edhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ministren e Financave, Anila Denaj, me përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button