Politika

Kocijancic: Dorëzimi i mandateve, minon progresin e Shqipërisë drejt BE-së

Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në të gjitha fushat, por dorëzimi i mandateve nga opozita minon progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Kështu deklaroi Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic për Zërin e Amerikës lidhur me situatën politike në vend.

Kocijancic deklaron se pavarësisht tensioneve aktuale politike, “Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në të gjitha fushat”. Por ajo shtoi se vendimi i opozitës “për të dorëzuar mandatet pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe minon progresin që vendi ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Europian”.

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij ka bërë shumë përparime lidhur me reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës.

Ai thotë se i takon opozitës të vendosë nëse do të marrë pjesë ose jo, në zgjedhjet e qershorit.

“Ne jetojmë në një vend të lirë, sigurisht që nuk është ende një demokraci e konsoliduar, por ne jemi të fortë sa duhet që jo thjesht vetëm ta kuptojmë, por edhe të sillemi bazuar në parimin sipas të cilit zgjedhjet janë për të gjithë”, thotë Rama.

Ndërsa kreu I PD-së Lulzim Basha shprehet se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit, pa dorëheqjen e kryeministrit dhe formimin e një qeverie tranzicioni.

“Kërkojmë dorëheqjen e Kryeministrit Rama, një qeveri tranzicioni të përbërë nga socialistë që nuk janë të lidhur me krimin, të cilët mbi të gjitha do t’i zgjidhnin duart prokurorëve që të vendosnin përpara drejtësisë politikanët të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e vitit 2017, si dhe do të punonin me opozitën për të çuar përpara reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi”, thotë Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button