Kronika

Kujtohen dy pilotët “Dëshmorë të Atdheut”, kapiten Delia dhe toger Hoxha

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku mori pjesë paraditen e sotme në ceremoninë përkujtimore të 3 – Vjetorit të rënies në krye të detyrës të “Dëshmorëve të Atdheut”, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha.

Në ceremoninë përkujtimore, e cila u zhvillua në ambientet e Bazës Ajrore, Farkë ishin të pranishëm gjithashtu edhe zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Editson Zarka, drejtorë drejtorish në SHP, kolegë, familjarë te dëshmorëve, veteranë.

Në fjalën e tij në këtë ceremoni përkujtimore, gjeneral brigade Kollçaku, u shpreh ndër të tjera se: ”Detyra në uniformë ushtarake është një shërbim i fisnik, por dhe i vështirë, me sfida dhe sakrifica. Detyra e pilotit është në çdo çast sfiduese dhe vetmohuese, ajo është për njerëz trima dhe të guximshëm. Ajo është për njerëz dhe ushtarakë si Floriani dhe Donaldi”.

Gjatë fjalës së tij, gjeneral brigade Kollçaku duke vlerësuar përkushtimin, përgjegjësinë dhe gatishmërinë për kryerjen e detyrës, u shpreh se: ”Në emër të përgjegjësisë për kryerjen e detyrës ata u ngritën edhe në atë fluturim të fundit, tre vite më parë, më 6 prill 2016, për të ardhur tek ne si heronjtë dhe dëshmorët më të rinj të Aviacionit shqiptar, të Forcës Ajrore, të Forcave të Armatosura shqiptare. Ata u ndanë nga njerëzit e tyre më të dashur, nga shokët dhe miqtë për ta gdhendur dhe përjetësuar portretin dhe emrin e tyre në kurorën e lavdisë së historisë së Aviacionit ushtarak shqiptar… Nderim për jetën, punën dhe sakrificën e këtyre heronjve.”, – theksoi gjeneral brigade Kollçaku.

Më pas, u kryen homazhe dhe u vendosën kurora me lule në Memorialin e Dëshmorëve në Farkë si dhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button