Bota

Anketa, më pak amerikanë mbështesin NATO-n

Një sondazh i ri tregon se më pak se gjysma e amerikanëve mbështesin Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior, aleancë e krijuar fillimisht për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik, por tani e përqendruar tek grupe jo-shtetërorë si Talibani dhe Shteti Islamik.

Sondazhi i kryer nga YouGov, i publikuar në 70 vjetorin e NATO’s, zbulon se vetëm 44 për qind e amerikanëve mbështesin pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në këtë traktat. Kjo shifër është tre për qind më pak nga sondazhi i vitit 2017.

Sondazhi gjen gjithashtu se në vendet e tjera të NATO’s mbështetja për aleancën ka rënë ndjeshëm dy vitet e fundit mes aleatëve kryesorë evropianë. Mbështetja për NATO ra në Britani nga 73 për qind në 59 për qind, në Gjermani nga 68 në 54 për qind dhe në Francë nga 54 në 39 për qind.

YouGov thotë se në Shtetet e Bashkuara ka një ndarje në vija të qarta përsa i përket mbështetjes për NATO’n: 56 për qind e brezit të lindur pas Luftës së Dytë Botërore, i cili u rrit në fillimet e Luftës së Ftohtë, besojnë se NATO’ja vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vendeve perëndimore.

Vetëm 35 për qind e Brezit të Mijëvjeçarit, dhe 33 për qind e Brezit X mbështesin pjesëmarrjen e SHBA në aleancë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button