Home / Sporti / Takim i iniciativës ballkanike për organizim të “Euro 2028” dhe “Mondial 2030”

Takim i iniciativës ballkanike për organizim të “Euro 2028” dhe “Mondial 2030”

Në Beograd u zhvillua një takim operativ për ngritjen e një kandidature të përbashkët nga Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Serbia për mikpritjen e Mondialit 2030 dhe Euros 2028. Katër federatat e futbollit njoftuan se kanë diskotuar hapa konkretë për realizimin e iniciativës. Theksi u vu mbi ndërtimin e impianteve dhe infrastrukturës sportive.

Përfaqësuesi i Bashkimit Bullgar të Futbolli Jordan Leçkov theksoi ambiciet e vendit për ndërtimin e stadiumeve dhe bazave të reja, të cilat t’i kënaqin kërkesat e centraleve futbollistike botërore dhe evropiane. Takimi i ardhshëm i katër shteteve ballkanike kandidate për organizatore me përfaqësues të ministrive të sportit do të mbahet më 13 prill në Selanik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: