Politika

Reforma zgjedhore, Soreca: Nevojë për dialog mes palëve politike

“Duhet dialog për reformën zgjedhore, ka ardhur koha për kompromis”, deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca, ndërsa theksoi se qeveria dhe opozita duhet të ulen në një tryezë.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca komentoi edhe situatën politike dhe apeloi palët për dialog.

“Duhet dialog për reformën zgjedhore, ka ardhur koha për kompromis. Qeveria dhe opozita duhet të ulen në një tryezë, duhen disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Qeveria dhe opozita të takohen në mes të urës”, u shpreh Soreca.

Në fjalën e tij në aktivitetin me temë “Rrugëtimi drejt ngritjes dhe funksionimit të sistemit të ri elektronik të deklarimit të interesave private të personave të zgjedhur dhe disa nëpunësve publik”, Soreca e konsideroi luftën ndaj korrupsionit si prioritet kyç për Shqipërinë.

“Lufta kundër korrupsionit është prioritet kyç, korrupsioni ul reputacionin e vendit. Lufta ndaj këtij fenomeni kërkon kërkon vullnet politik. Sistemi i deklarimit të pasurisë është i rëndësishëm”, u shpreh Soreca.

Duke komentuar procesin për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ambasadori i BE-së theksoi se ka ende afat, ndaj duhet pritur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button