Home / Bota / SHBA – Trump zëvendëson shefin e Shërbimeve Sekrete

SHBA – Trump zëvendëson shefin e Shërbimeve Sekrete

Shefi i Shërbimeve Sekrete (USSS), policia prestigjioze elitare e ngarkuar me mbrojtjen e presidentit të SHBA-së, do të largohet nga posti i tij, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë pa dhënë arsyet e këtij largimi të papritur.

“Drejtori i Shërbimeve Sekrete, Randolph Alles (…) do të largohet së shpejti dhe presidenti Trump ka zgjedhur James Murray, që ka bërë karrier brenda USSS-së, për ta zëvendësuar duke filluar nga muaji maj”, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënëse e ekzekutivit amerikan.

Kjo deklaratë vjen një ditë nga largimi i ministrit të Sigurisë së Brendshme, Kirstjen Nielsen. Me më shumë se 6 500 forca, Shërbimet Sekrete janë pjesë e kësaj ministrie.

Leave a Reply

%d bloggers like this: