Ekonomia

Klosi: Turizmin ta kthejmë në industri, synohet rritja me 35%

Ministri Blendi Klosi u shpreh se kthimi i turizmit në industri përbën një nga sfidat e ministrisë së tij, ndërsa ritheksoi se shërbimet nuk janë në nivelin e duhur. Sipas Klosit synimi është rritja e turistëve në me 35 % për këtë vit.

Po ai nuk i kurseu kritikat, si ndaj qeverisë dhe pushtetit vendor, që sipas tij nuk kanë bërë mjaftueshëm për zhvillimin e këtij sektori.

‘’Ashtu siç ka ndodhur në këto vite, vetëm në përpjekje titanike të shumë sektorit privat dhe pak të sektorit shtetëror. Prandaj nëse ka ndonjë kritikë shkon në radhë të parë tek ministri i Turizmit dhe sektorit shtetëror’’

Ndërkohë për të mos penguar turizmin në një nga qytetet, i cili gjatë stinës së verës është mjat i frekuentuar,  ka qënë vetë Shoqata e Turizmit në Durrës e cila propozoi që të ndalohen punimet, pasi rëndojnë trafikun si dhe dëmtojnë imazhin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button