Ekonomia

Problematika në tenderime, APP-bizneseve: Përllogarisni saktë vlerën e fondit limit

Nuk është hera e parë që Agjencia e Prokurimit Publik u tërheq vëmendjen bizneseve për shkak të problematikave që lidhen me procesin e tenderimit. Këtë herë, në një njoftim të fundit APP vë ne pah se , një ndër konstatimet e fundit në tendera nga autoritetet kontraktore, është diferenca të mëdha në vlera, nga momenti i testimit të tregut për përIlogaritjen e fondit limit, në momentin e ofertimit.

“ Një ndër parimet kryesore të APP, është nxitja e konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë.  APP është vënë në dijeni të disa problematikave të adresuara nga autoritetet kontraktore, të cilat kanë konstatuar diferenca të mëdha në vlera, nga momenti i testimit të tregut për përIlogaritjen e fondit limit, në momentin e ofertimit. Në momentin e përllogaritjes së vlerës së fondit limit për objektin e prokurimit, operatoret ekottomikë u japin autoriteteve kontraktore oferta me vlera shumë të larta, në krahasim me ofertat që ato paraqesin në tender për këtë objekt prokurimi. “- shpjegon APP.

Pas komunikimit që, APP ka patur mc Autoritetin e Konkurrecëss, për këtë problematikë, kjo e fundit është shprehur se, ky veprim, shocruar dhe me një sjellje të dyshimtë të operatorëve ekonornikë gjatë pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit, si dhe pas lidhjes së kontratës, mund të përbëjë një evidencë, c cila së bashku me provat dhe evidencat e tjerd të konstatuara, mund të përbëjnë ekzistecën e një marrëveshjeje të ndaluar në oferta.

Marrëveshjet e ndaluara në oferta çojnë në pengimin, kufizimin ose shtrembërimin c konkurrencës në treg dhe shkelje të rëndë të Ligjit Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” të ndryshuar.

“Referuar sa më sipër, mbajtur në konsideratë parimin e konkurencës ndërmjet operatorëve ekonomikë, sjellim në vëmendje të operatorëve ekonomikë që të jenë më të përgjegjshëm gjatë përllogaritjes së vlerës së fondit limit, me qëllim përIlogaritjen sa më të saktë të tij. Paraqitja nga operatorët ekonomikë të ofertave me vlera shumë të larta në momentin e testimit të tregut për përIlogaritjen e fondit limit, në krahasim me ato që paraqiten në tender për të njëjtin objekt prokurimi, mund të përbëjë shkak që autoritetet kontraktore t’i drejtohen Autoritetit të Konkurrencës, në rast të konstatimit të këtyre diferencave.”-përfundon APP.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button