Kronika

2 kandidatë të tjerë të opozitës pranojnë mandatin

Kuvendit priten t’i shtohen edhe 2 deputetë të rinj, pas dorëzimit të formularit të dekriminalizimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e dy kandidatëve nga lista shumë emërore e opozitës.

Një nga kandidatët vjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Eugen Bojaxhiu i listës shumemërore të LSI për Qarkun e Beratit, ndërsa kandidati i dytë që pranoi mandatin vjen nga Partia Demokratike dhe është Andi Përmeti nga lista shumemërore e PD-së për qarkun Korçë.

Po sot, më herët, KQZ u dha mandatin dy kandidatëve të listës shumemërore të Partisë Demokratike, qarku Korçë Arlind Çaçani dhe kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, qarku Dibër, Halil Jakimi.

Kandidati nga listat shumemërore të PD-së, Korab Lita e çoi numrin e deputetëve në 100.

Me dhënien nga KQZ të mandatit të dy kandidatëve të listës shumemërore të PD-së, Arlind Çaçani në qarkun e Korçës dhe Halil Jakimi në qarkun e Dibrës, numri i deputetëve shkon në 102 dhe me dorëzimin e formularit të dekriminalizimit nga Eugen Bojaxhiu dhe Andi Përmeti, pritet që në Kuvend numri i deputetëve të jetë 104 nga 140 që parashikon Kushtetuta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button