Politika

Fleckenstein në Tiranë/situata politike: Bashkimi Europian në të njëjtin mendim me SHBA

Është mbledhur sot në Tiranë Komisioni  Kombëtar i Integrimit. Europarlamentari  Knut Fleckenstein, i pranishëm në komision tha se ndihej i lumtur që zv.sekretari amerikan i shtetit ndan të njëjtën linjë me BE-në. Ndër të tjera, Fleckestein vlerësoi edhe punën e Këshillit të Sigurisë ndërsa theksoi se BE ka nevojë për sinjale pozitive.

“Jam shumë i lumtur që zv.ndihmës sekretari i shtetit amerikan ka të njëjtin mendim, sikurse ne kemi me Bashkimin Europian. Kemi nevojë për sinjale pozitive. Duhet të jetë e qartë që ka mënyra të ndryshme . Për këtë arsye jam shumë i kënaqur që Këshilli i Sigurisë po vazhdon punën e tyre, sepse kemi nevojë për sinjale pozitive.

Por ajo çfarë jemi dakord si parlament europian dyert tona janë të hapura si për parlamentin si për PD. Ju e dini më mirë si të gjeni një zgjidhje më të mirë si të zgjidhim këto gjëra.Ne më të vërtetë ju mbështesin që të cim përpara sa më shpejt.”-u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button