Bota

Waldorf Astoria në New York me pronarë kinezë, 1.95 miliardë USD

OLYMPUS DIGITAL CAMERANjë ndër adresat më të famshme të Nju Jorkut zotërohet tani nga një kompani kineze. Grupi Kinez i Sigurimeve Anbang ka blerë për 1.95 miliardë dollarë hotelin luksoz Waldorf Astoria. Blerja shënon një rekord për çmimin më të lartë të paguar nga ndonjë blerës kinez për një ndërtesë në Shtetet e Bashkuara. Hoteli, i cili ndodhet në bulevardin e famshëm Park Avenue, u hap në vitin 1931 dhe u shpall monument zyrtar në vitin 1993. Hoteli ka pritur gjatë viteve shumë bujtës të famshëm, nga Frank Sinatra, Ella Fitzgerald e deri tek Marilyn Monroe, e cila pat jetuar për disa kohë në një nga mjediset e ndërtesës. Kompania Anbang ka në plan t’i bëjë një restaurim të përgjithshëm ndërtesës dhe të rikthejë disa nga elementët arkitekturorë të periudhës kur u ndërtua. Ndërtesa do të vazhdojë të shërbejë si hotel, për ata që janë të gatshëm të paguajnë nga 550 – 2400 dollarë për një natë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button