Politika

Protesta e opozitës, Schütz: Çdo element jopaqësor përbën vijën e kuqe

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz në prag të protestës së paralajmëruar të opozitës theksoi se ajo duhet të jetë paqësore, pasi sipas saj çdo element dhune përbën vijën e kuqe.

Sipas DW “thirrjet për shmangien e dhunës kanë karakterizuar qëndrimin e BE, trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare të pranishme në Tiranë që kanë vënë në dukje njëzëri të drejtën themelore të protestës në demokraci, por pa ushtruar asnjë akt dhune dhe shkatërrimi. Për të shmangur aktet e mundshme të dhunës në protestën e së shtunës që është paralajmëruar se do të fillojë në orën 18.00 dhe do të zhvillohet kur të ketë rënë mbrëmja, janë angazhuar rreth 1300 efektivë të policisë së shtetit, të përqendruar në mbrojtje të godinës së Kryeministrisë, ku në 2 protestat e mëparshme protestuesit kryen akte dhune dhe shkatërrimi”.

“Faktori ndërkombëtar i kërkon opozitës të rikthehet dhe të riangazhohet në procesin politik, duke marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Mesazhi më i freskët, drejtuar opozitës për të lënë sheshet dhe rrugët dhe marrë pjesë në procesin politik erdhi më 10 prill edhe nga SHBA, nga zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Metthew Palmer, që vizitoi Tiranën dhe i quajti bojkotin e zgjedhjeve dhe djegien e mandateve parlamentare “instrumente thellësisht në kundërshtim me praktikat demokratike” dhe nxiti opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Opozita ka deklaruar se do të vijojë protestat e saj deri sa të bëjë të mundur largimin e Kryeministrit Rama, krijimin e qeverisë kalimtare, zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Por ky projekt i opozitës nuk ka gjetur mbështetjen dhe mirëkuptimin e faktorit ndërkombëtar. Me një zë të vetëm faktori ndërkombëtar ka dënuar heqjen dorë nga opozita e mandateve të saj parlamentare, pas protestës së 16 shkurtit të kaluar, e ka konsideruar qeverinë dhe parlamentin aktual legjitim, ka bërë thirrje për të gjetur zgjidhje dhe ulur në tryezën e bisedimeve me mazhorancën. Por opozita e kushtëzon dialogun me largimin e Kryeministrit Rama, gjë që për palën tjetër është e papranueshme dhe jo në linjë me rregullat e proceseve demokratike”, thekson DW.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button