Kronika

5 policë të plagosur, Lleshaj: Pasojë e ethes për pushtet të një grupi parapolitik

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bën të ditur se deri tani janë 5 punonjësve të Policisë së Shtetit të plagosur në protestën e opozitës.

Lleshaj thekson se policët janë në spital si pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik.

“5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik”, shprehet Lleshaj.

Punonjësit e policisë u plagosën gjatë përplasjes me protestuesit, që tentuan të thyejnë perimetrin e sigurisë para Kuvendit të Shqipërisë. Ata kanë hedhur kapsolla, fishekzjarre, lëndë piroteknike në drejtim të policisë, ndërsa kanë rrëzuar edhe gardhin metalik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button