Kronika

Shpërndarës droge dhe nën zotërimin e një arme, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Një 28-vjeçar i dyshuar për shpërndarje droge dhe në zotërim të paligjshëm të një arme zjarri është arrestuar nga forcat policore të qytetit të Vlorës, pas denoncimit nga qytetarët.

I akuzuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “prodhim i armëve e municioneve”, si dhe “prodhim e shitje lëndësh narkotike, 28-vjeçarit E.A. i është ushtruar kontroll në banesë nga shërbimet policore, që i gjetën të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Droga, siç njofton policia në komunikatën e saj pritej të shpërndahej në doza të vogla, ndërsa tani rezulton e sekuestruar në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button