Politika

Ndërprerje vizash për shqiptarët? Reagon qeveria holandeze

Qeveria holandeze përmes një njoftimi për mediat ka mbajtur një qëndrim zyrtar për mocionin në parlament për kthim të vizave për shqiptarët.

Qeveria e shtetit holandez shprehet se parlamenti i vendit ka kërkuar pezullim të vizave.

“Parlamenti kërkoi pezullim të vizave për shqiptarët. Për momentin nuk ka ndryshime në politikat e vizave. Po shohim cilat hapa do ndërmarrim”, thuhet në reagimin zyrtar të qeverisë holandeze.

Qeveria e Holandës sqaron se për momentin procedurat për viza për shtetasit shqiptarë mbetet e njëjtë.

“Për momentin, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: të gjithë nënshtetasit shqiptarë  mbajtës të një pashaporte biometrike  mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”, thuhet në njoftimin e qeverisë holandeze.

Për pezullimin e vizave për shqiptarët, ka reaguar edhe ambasada holandeze në Tiranë. Ambasada, duke cituar qeverinë holandeze, bën me dije se për momentin, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh.

“Në përgjigje të lajmeve në media në lidhje me politikën e vizave për udhëtimin për në Hollandë:
Qeverisë Hollandeze i është kërkuar nga parlamenti i saj të kërkojë pezullimin e mekanizmit të rregjimit pa viza. Për momentin, qeveria është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë.

Për momentin, politika e vizave për udhëtimin drejt Hollandës nuk ka ndryshuar. Nënshtetasit shqiptarë, mbajtës të një pashaporte biometrike, mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button