Home / Ekonomia / Rimbursimi i TVSH, Financat plan 3 mujor për pagesat, grupet që do kenë prioritet

Rimbursimi i TVSH, Financat plan 3 mujor për pagesat, grupet që do kenë prioritet

Ministria e Financave ka gati një plan 3 mujor për shlyerjen e detyrimeve të lidhura me rimbursimin e TVSH-së. Në logjikën e këtij plani për çështje prioriteti janë vendosur disa kategori që do të përfitojnë të parët nga masa e anonçuar nga ministria. Të gjithë këto detyrime parashikohet që të shlyhen brenda qershorit dhe kategoritë fason, grumbullues dhe eksportues do të marrin pagesat e tyre sipas parimit First-In, First-Out (FIFO)(që do të thotë se do të rimbursohen të parat faturat që janë kryer në fillim të periudhës).

Detajet mbi planin e pagesave janë bërë të ditura gjatë një takimi konsultues organizuar nga Ministria e Financave dhe Sekretariati i Këshillit të Investimeve ku ndër të tjera është vënë theksi edhe tek problematika e informalitetit në sektor.

“ Informaliteti është një faktor që ka kushtëzuar kohë pas kohe buxhetin në vend dhe për këtë kërkohet dhe ndërgjegjësimi më i madh i komunitetit të biznesit jo vetëm për të adresuar këtë problematikë, por edhe për të hapur debatin në lidhje me modelet e përshtatshme ekonomike që garantojnë rritjen ekonomike dhe mos përsëritjen e cikleve të tilla.

MFE së bashku me DPT do të konsiderojnë si prioritet subjektet grumbullues, fason dhe eksportues, dhe do të fokusojnë përpjekjet e tyre në ndërgjegjësimin e biznesit, ndërkohë kanë planifikuar reformimin e administratës tatimore dhe veçanërisht të hetimit tatimor” thuhet në përmbledhjen e bërë nga Sekretariati i Këshillit të Investimit lidhur me takimin e pak ditëve më parë.

Bizneset kanë shprehur shqetësimet e tyre sipas sektorëve  ku për sektorin e fasonëve është kërkuar që kompensimi i TAP dhe kompensimi i sigurimeve shoqërore në rast vonese të rimbursimit të TVSH-së të shihet me prioritet ashtu sikurse impakti i zhvlerësimit të monedhës euro, nevoja e industrisë së bimëve aromatike dhe medicinale për t’u ripërfshirë në skemat kombëtare dhe ndërkombëtare të financimit (si p.sh. IPARD Like, IPARD 2, AZHBR); disa opsione mbi taksimin dhe nivelin e rrogave të sektorit, nevoja për më shumë subvencionime nga shteti. Gjithashtu, bizneset u shprehën mbi probleme të tjera jo të aspektit fiskal, si p.sh. pagesat e shumta të tarifave shtesë si trajnimi i stafit, leja mjedisore, analiza e ujit të pijshëm, sistemi elektrik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: