Home / Ekonomia / INSTAT/Tragtia e jashtme-Mars: Eksporti rriten 2.7%, importi 1.1%, deficiti tregtar ulet 0.5%

INSTAT/Tragtia e jashtme-Mars: Eksporti rriten 2.7%, importi 1.1%, deficiti tregtar ulet 0.5%

Sipas Insitutit të Statistikave, në muajin Mars 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 28 mld lekë, duke u rritur me 2,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 23,0 %, në krahasim me Shkurt 2019. Importet e mallrave arritën vlerën 56 mld lekë, duke u rritur me 1,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 12,1 %, në krahasim me Shkurt  2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 28 mld lekë, duke u ulur me 0,5 %, krahasuar me Mars 2018 dhe rritur me 3,1 %, në krahasim me Shkurt 2019.

Kurse në tremujorin e parë të vitit 2019, krahasuar me një vit më parë, eksportet e mallrave arritën vlerën 72 mld lekë, duke u ulur me 3,0 %, ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 148 mld lekë, duke u rritur me 1,2 %. Deficiti tregtar arriti vlerën 76 mld lekë, duke u rritur me 5,6 %, krahasuar me 2018.

Rritja vjetore e eksporteve prej 2,7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +3,8 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,1 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,6 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij tremujori janë ulur me -3,0 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,6 pikë përqindje,“Tekstile dhe këpucë” me -0,7 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +1,7 pikë përqindje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: