Home / Ekonomia / Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Sipas Insitutit të Statistikave, në muajin Mars 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2018 janë: Italia (7,3 %), Kosova (86,8 %) dhe Maqedonia (45,6 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Gjermania (-13,5 %), Spanja (-54,4 %) dhe Greqia (-14,8 %).

Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (0,4 %), Kosova (43,7 %) dhe Maqedonia (20,1 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermania (-6,7 %), Greqia (-13,4 %) dhe Kina (-43,6 %).

Në muajin Mars 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Mars 2018 janë: Greqia (18,0 %), Kina (17,0 %) dhe SHBA (19,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-1,6 %), Turqia (-7,4 %) dhe Gjermania (-44,4 %).

Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kina (16,6 %), Greqia (5,4 %) dhe Turqia (0,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-6,5 %), Gjermania (-23,6 %) dhe Spanja (-23,7 %).

Leave a Reply

%d bloggers like this: