Home / Kronika / Lleshaj: Me masat e marra, siguria e Aeroportit e garantuar

Lleshaj: Me masat e marra, siguria e Aeroportit e garantuar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi sot se siguria e vendit tonë nuk është cenuar nga ngjarja e grabitja e ndodhur në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Ministri Lleshaj, duke iu përgjigjur të enjten, deputetëve të opozitës gjatë një interpelance në parlament, theksoi se një nga problematikat kryesore të evidentuara prej tij është transferimi i sigurisë së aeroportit në duart e privatit, duke iu referuar këtu koncesionarit.

“Se pari dua të them qe ngjarja e datës 9 prill është një ngjarje shumë e rëndë, por jo apokaliptik. Dua të them që në krye të herës, që diskutimi që ka shpërthyer, ka tentuar të spostohet në një plan politik, madje emocional, duke tentuar drejt absurdit. Ka pasur një gatishmëri të madhe për të ndërtuar skenarë apokaliptikë, se çfarë mund të kishte ndodhur më shumë se çfarë ndodhi. Çfarë mund t’i ndodhte personave që po përdornin aeroportin, nëse do rrëmbehej avioni…etj. Por kjo imagjinatë nuk na çon asgjëkundi”, thekson Lleshaj.

“Kjo për arsye se diskutimi nuk është bërë për të nxjerr mësime për të mënjanuar që kjo ngjarje të mos përsëritet në të ardhmen. Që gabimet e së shkuar të mos përsëriten më, duke ndëshkuar përgjegjësit”, tha ai.

“Rëndësia e madhe e çdo diskutimi politik, medietik apo parlamentarë, duhet të fokusohet në kuptimin e mirë të ngjarjes me qëllim të parë dhe të madh parandalimin e ribërjes, për nxjerrjen e përgjegjësive individuale dhe institucionale. Nuk është ngjarje apokaliptike, nuk cenohet siguria kombëtare. Të dashur qytetarë, Siguria shqiptare nuk mund të cenohet nga pesë persona që hynë në aeroport”, tha Lleshaj.

“Pra më datë 9 prill kanë hyrë në aeroporti të armatosur pesë persona. Kanë marrë një sasi parash që po transportoheshin me një linjë ajrore. Këto personat u larguan në drejtim të Tapizës me automjetin e tyre të kamufluar “Hetimi Tatimor”, tha ai.

“Por, ngjarja është dëshmi e një serie dështimesh. Sigurisht me ligj të miratuar nga ky Kuvend para 15 viteve, përgjegjësia i është transferuar një koncesionare privat. Sigurisht unë s’do ta kisha votuar kurrë këtë vendim, por duhet të dini që ky vendim është marrë dhe zbatuar për 15 vite më radhë dhe ju e dini se kush ka qëndruar në këto karrige”, tha Lleshaj.

“Operatori privat i ngarkuar me sigurinë e privatit ka lajmëruar 5 minuta e 21 sekonda Policinë e Shtetit. Ndërkohë që Policia ishte njoftuar më herët falë palëve të treta. Në rrugë zyrtare Kompania e ruajtjes së Aeroportit ka lajmëruar 6 minuta e 30 sekonda nga fillimi ngjarjes policinë. Ndërkohë që TIA ka lajmëruar 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, Aviacionin Civil.  Kontraktoi privat nuk ka lejuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të hynin në Aeroport. Kjo nuk është lejuar, pasi porta përkatëse nuk është hapur dhe atë portë e ka në ngarkim kompania e sigurisë së aeroportit”, theksoi Lleshaj.

Ai bëri të ditur se ngjarja është e përsëritur. “Janë vjedhur parë më 3/12/2015 ka ndodhur një ngjarje e ngjashme në Qafë Kashar. Më datë 3/6/2016 një skenarë i ngjashëm Brenda Aeroportit “Nënë Tereza”. Më datë, 9/2/2017 po në Qafe Kashar në zonën e universitetit “Epoka”, sërish një sulm ndaj një furgonit të transportit të vlerave monetare. Nga gjithë kjo seri sulmesh, është arritur që më datë 14/2/2017 të realizohet operacioni “Patriot” ku zbardhën dy ngjarjet, u identifikuan 9 persona, duke u arrestuar 4 prej tyre. Bëhet fjalë për ngjarjet e datave, 3/12/2015- 9/2/2017”, tha Lleshaj.

“Në zbatim të ligjit 9312, në kuadër të marrëveshjes me koncesionarin e TIA-s, në pikën 12 thuhet: Shoqëria do jetë përgjegjëse për zonën e sigurisë së koncesionit. Rruga perimetër e Aeroportit dhe rrethimit të sigurisë, shoqëria do të siguroi të gjitha hyrjet për automjetet, këmbësorët. Kështu janë të ndara përgjegjësitë. Zona e Aeroportit është zonë e koncesionarit, jashtë saj, si çdo centimetër tjetër në vend është e detyrim i Policisë së Shtetit”, theksoi Lleshaj.

“Policia e Shtetit ka pasur në monitorim të vazhdueshëm Aeroportin e Rinasit. Ka pasur vërejtje të qenësishme. Janë rreth 12 komunikime ku policia i kërkon marrje masash për mangësi të shumta që janë konstatuar”, shtoi Lleshaj.

“Në 4/5/2018 problemi sigurisë në Aeroportin e Rinasit, ka qenë dhe objekt i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Vërejtjet kryesore që policia ka drejtuar në drejtim të TIA-s, janë portat që nuk garantojnë sigurinë, rrethimi jashtëm pa sensor. Kamerat e sigurisë janë jashtë funksionit apo të pamjaftueshme. Shërbimi sigurisë ka qenë i pamjaftueshëm e i paplotë. Cilësia punonjësve të shërbimit me problem, janë rreth 12 probleme të mëdha që autoritetet përkatëse kanë evidentuar në kohë”, tha ministri.

“Pas ngjarjes së fundit janë marrë masa të rëndësishme, pas urdhrit të ministrit të Brendshëm, datës 10 prill për Aeroportin “Nënë Tereza” komisariati Rinas ka marrë nën kontroll sigurinë e Aeroportit, duke marrë drejtimin operacional të kompanisë së sigurisë brenda në aeroporti, pasi kjo kompani ka humbur besimin tonë”, tha Lleshaj.

”Policia ka hyrë brenda aeroportit dhe në sallën e monitorimit të kamerave”, bëri të ditur ministri Lleshaj. “Polica ushtarake ka marrë në kontroll perimetrin e jashtëm të aeroportit”, vijoi Lleshaj, duke garantuar se ngjarje të tilla nuk do të përsëriten.

“Një dallim i rëndësishëm mes kësaj ngjarje dhe atyre të mëparshme është fakti se Policia e Shtetit ka reaguar shumë shpejt, pa patur asnjë njoftim nga ata që duhet ta bënin njoftimin. Ka tentuar të hyjë, ka marrë njoftimin nga palë të treta, jo nga palët përgjegjëse për ta bërë denoncimin. Ka pasur shkëmbim zjarri, ku pa pasur dhe një viktimë nga radhët e grabitësve. Ngjarja në hetim, policia ka siguruar prova të rëndësishme për kapjen e autorëve”, tha Lleshaj.

“Besohet fortë se kjo është episode i ngjarjeve në seri nga të njëjtit autorë. Duhet të kemi qartë se rasti nuk është i thjeshtë, kemi të bëjmë me persona që kanë shpërthyer burgun e sigurisë së lartë në një vend të BE. Janë persona që kanë vrarë punonjës të sigurie. Garantojë qytetarët, deputetët që me masat e marra siguria e aeroportit është e sigurisë”, shtoi ministri Lleshaj.

Në kuadër të akuzave të opozitës, Lleshaj tha se situate nuk është apokaliptike. “Dua të them për gjithë ata që kanë keqpërdorur situatën, nuk është situatë apokaliptike, nuk është e vetmja ngjarje që ka ndodhur në botë, por dhenë shumë vende të tjera të botës kanë ndodhur ngjarje. Gjermani, Bruksel, New York, 18 shkurt 8 persona të armatosur hyn në aeroportin e Brukselit. Hyjnë të armatosur morën vlerat monetare të paketuara në 130 thasë. Grabitja zgjati 20 minuta, jo 5 minuta si këtu. Kjo ska ndodhur vetëm në Shqipëri pra, ka ndodhur edhe në Bruksel. E them këtë. Duhet të merret në dorë siguria afatgjatë, duhet të ndryshohet ligji për sigurinë e aeroportit të transferuar te privati”, përfundoi Lleshaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: