Politika

Kuvend/Krijohen dy grupe parlamentare të opozitës

Dy grupe të reja parlamentare të opozitës janë zyrtarizuar sot në Kuvend.

Në fillim të seancës së sotme plenare, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi deputetët se në mbështetje të neneve 15 dhe 16 të rregullores së Kuvendit janë krijuar dy grupe parlamentare, grupi parlamentar demokrat dhe grupi i pavarur.

Konkretisht grupi parlamentar demokrat kryesohet nga Rudina Hajdari dhe ka në përbërje anëtarët: Myslym Murrizi, Korab Lita, Arben Elezi, Arlind Çarçani, Halil Jakimi dhe Artan Zeneli.

Ndërsa grupi i pavarur ka si kryetar Nimet Musain, zv/kryetare Edlira Hyseni, Sekretar Politik Enver Roshi dhe anëtarë: Ralf Gjoni, Adiola Braha, Ylli Shehu dhe Aurora Mara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button