Home / Politika / BE, Soreca: Duam që opozita e Kuvendit të futet në zgjedhje

BE, Soreca: Duam që opozita e Kuvendit të futet në zgjedhje

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka reaguar sot pas krijimit të dy grupeve të reja parlamentare në Kuvend, që përfaqësojnë PD dhe LSI, konkretisht grupi parlamentar demokrat që kryesohet nga Rudina Hajdari dhe grupi i pavarur ka si kryetar Nimet Musain.

Sipas Sorecës, kërkohet që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale dhe të bisedojë me palët e veta.

“Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale. Ne shpresojmë se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje”, shprehet Soreca.

Pak para reagimit të Sorecës, ishte kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ajo që apeloi për mosbojkotimin e zgjedhjeve si dhe angazhimin e saj e të grupit që përfaqëson për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: