Home / Kronika / Reja me risi në pankinë, një “bomber” në stafin teknik

Reja me risi në pankinë, një “bomber” në stafin teknik

“Më duhet pak kohë për të njohur skuadrën dhe si punohet në Federatë”. Kjo ishte një nga deklaratat e Edi Reja gjatë prezantimit si trajner i kombëtares së Shqipërisë. Por për ta përshpejtuar këtë proçes tekniku do të ketë ndihmën e një personi që ka luajtur gjatë dhe e njeh shumë mirë përfaqësuesen kuqezi. Përveç Ervin Bulkut, tashmë pjesë e pandarë e stafit teknik, në krah të Edi Reja do të jetë edhe Hamdi Salihi.

Salihi Pas Golit

Ish-sulmuesi u tërhoq nga futbolli vetëm pak javë më parë, duke njoftuar nisjen e një aventure të re. Burime të “Balkanëeb” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se shkodrani do të jetë pjesë e stafit të trajnerit të ri në kombëtaren e Shqipërisë. Hamdi Salihi pati një takim me teknikun italian menjëherë pas prezantimit të tij zyrtar në pankinën kuqezi, ndërsa edhe gjatë paradites të së enjtes, të dy ata janë parë bashkë.

Salihi

Ende mbetet për t’u mësuar se cili do të jetë roli i ish-sulmuesit në stafin teknik të përfaqësueses, megjithëse me shumë mundësi mund të ketë një detyrë të lidhur me përgatitjen e sulmuesve. Një rol i tillë i ishte besuar Erjon Bogdanit, në vitet e para të Xhani De Biazit në pankinën kuqezi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: