Home / Kosova / Sot mundësia e fundit për zgjedhjen e drejtorit të RTK-së ose përsëritet konkursi

Sot mundësia e fundit për zgjedhjen e drejtorit të RTK-së ose përsëritet konkursi

Këtë javë ishte paraparë që të zgjidhet drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, por bordi i RTK-së ka dështuar që ta zgjedhë njërin nga kandidatët. Gazeta Express merr vesh se sot në orën 14:00 do të bëhet përpjekja e fundit (e treta me radhë) për ta zgjedhur një drejtor ose konkursi përsëritet nga fillimi.

Dy herët e kaluara bordi i RTK-së kishte dështuar ta zgjidhte një drejtor për shkak të mungesës së një vote. Ndërsa sot pritet që Ngadhnjim Kastrati ta marrë këtë post, gjasat për të janë më të mëdha sesa për kandidatët e tjerë, tha ky burim.

“Gjashtë vota janë siguru por vetëm njëri anëtar i Bordit të RTK nuk u është bindë presioneve të PDK e AAK për të votuar Kastratin për Drejtor. Ndërkohë duhen votat e të gjithë anëtareve aktual të Bordit për ta kaluar votimi meqë mungojnë 4 anëtarë që nuk janë votuar në Parlament për të hyra në organin mbikëqyrës të televizionit publik”, tha ky burim i Gazetës Express brenda televizionit publik të Kosovës.

Në garë për drejtorin e RTK-së ishin Ngadhnjim Kastrati, Nexhmedin Spahiu, Menduh Abazi, Lorik Arifaj, Ragip Luta, Festim Kabashi e Azem Bujupi.

Por beteja është koncentruar te Ngadhjim Kastratin, që është i afërt me PDK-në, e Kadri Veselit dhe Festim Kabashi i afërt me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Momentalisht ushtrues detyre i drejtorit të RTK-së është Mufail Limani.

Bordi aktual që do të zgjedhë drejtorin e ri të RTK-së, përbëhet nga Afërdita Maliqi, kryetare e bordit, Elif Tokmak, nënkryetare, Naile Demiri, anëtare, Marijana Adamović-Šimić, anëtare, Agron Gashi, anëtar, Lirim Geci, anëtar dhe Sali Bashota, anëtar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: