Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedoni: Përfundon fushata presidenciale, nga mesnata heshtje zgjedhore

Maqedoni: Përfundon fushata presidenciale, nga mesnata heshtje zgjedhore

Kandidatët presidencial sot përfundojnë fushatën zgjedhore. Kandidati i cili përkrahet nga Aleanca e Shqiptarëve dhe “Besa”, Blerim Reka dje me tubimin në Tetovë e përfundoi fushatën zgjedhore.

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski fushatën e përfundon sot në pjesën perëndimore të vendit, respektivisht do të mbajë tubim në Strugë dhe në Ohër, ndërsa gjatë ditës do të ketë takime me qytetarët e Debarcës, Vevçanit dhe të Labunishtit.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska -Davkova do të jetë në pjesën lindore të vendit, më saktë do të ketë tubim në Shtip, ndërsa paraprakisht do të mbajë tubim edhe në Probishtip.

Nesër, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e votës mund ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: