Home / Rajoni / Mali i Zi, ushtria zbulon drogë në anijen e trajnimit

Mali i Zi, ushtria zbulon drogë në anijen e trajnimit

Ministria e mbrojtjes e Malit të Zi njoftoi se ushtria ka zbuluar një sasi droge të fshehur në një anije që përdoret për stërvitje ushtarake përpara udhëtimit të saj të planifikuar për në Turqi dhe Greqi.

Ministria thotë se policia ushtarake kontrolloi anijen “Jadran”, të premten herët në mëngjes pasi mësoi se banda kriminale po planifikonin ta përdornin atë për kontrabandë droge.

Në një deklaratë të ministrisë thuhej se me dhjetëra kilogramë sasi droge e dyshuar u gjet gjatë kontrollit të anijes në portin e Tivarit dhe se lidhur me çështjen kanë nisur hetimet.

Anija ka qenë në qendër të një mosmarrëveshjeje mes vendit të vogël ballkanik dhe Kroacisë fqinje, e cila pretendon pronësinë ndaj saj pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Nuk është ende e qartë se kur anija 86-vjeçare do të niset për udhëtimin e planifikuar për trajnimin e 42 studentëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: