Home / Bota / Joe Biden do të shpall javën që vjen kandidaturen për president

Joe Biden do të shpall javën që vjen kandidaturen për president

CNN njofton që Joe Biden do të shpallë kandidaturën për president javën që vjen.

Formati dhe data e e zyrtarizimit të tij janë ende të paditura, por ekipi i Biden ka muaj që po përgatitë terrenin për kandidaturën e ish zëvendës presidentit.

Edhe pse ai ka kohë që po e shtyen zyrtarizimin, njerez që janë të afërt me anëtarin e partisë demokrate presin që ai të i bashkohet garës javën tjeter.

“Gjithçka po shkon sipas planit”, thotë Greg Schultz, këshilltari kryesor i cili do e udhëheq kampanjën e Biden.

Në fillim të këtij të muaji, Biden kishte paralajmëruar që do e bëjë të ditur vendimin për zyrtarizim shumë shpejt.

“Avokati im më ka thënë që unë duhet të jem i kujdesëshëm për atë çka them. Edhe nëse jam i sigurt që do të kandidoj atëherë duhet të isha personi i fundit që do e zyrtarizoja… Së pari të ju japim shansin të tjerëve dhe pastaj do jetë mundësia ime, dhe së fundi do të garojmë”, tha Biden për reporterët.

Për Biden kjo do të jetë hera e tretë që kandidon për president. Ai kishte garuar edhe në vitin 1988 dhe 2008.

Leave a Reply

%d bloggers like this: