Home / Politika / Rudina Hajdari krijon partinë e re, Partia Bindja Demokratike

Rudina Hajdari krijon partinë e re, Partia Bindja Demokratike

Krijohet një tjetër parti e djathtë. Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re:  Partia Bindja Demokratike. Bashkëthemelues është edhe ish deputeti i PD, Astrit Patosi. Partia Bindja Demokratike do të regjistrohet në fillim të javës së ardhshme.

Deputetja Rudina Hajdari ka mbledhur grupin parlamentar të krijuar nga deputetët e rinj dhe është diskutuar mbi regjistrimin në zgjedhjet lokale.
Pikërisht në këtë mbledhje u vendos edhe krijimi i Partisë Bindja Demokratike.

Partia do të regjistrohet të martën në KQ Z dhe Gjykatë.

Pritet që partise se re ti afrohen edhe figura të tjera të Partisë Demokratike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: