Home / Kronika / Grabitja në Rinas: 4 të ndaluar nga policia, 2 në Elbasan

Grabitja në Rinas: 4 të ndaluar nga policia, 2 në Elbasan

Policia ka ndaluar 4 persona për sa i përket çështjes së grabitjes së Rinasit më 9 prill.

Mësohet se të ndaluarit janë: F.Beqiraj, A.Bengasi, R.Sula, Saimir.Çela.

Pasditen e djeshme janë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

Nga personat e mësipërm, 2 janë ndaluar nga policia në Elbasan, si të lidhur me grabitjen në aeroportin  e Rinasit. 2 të ndaluarit mendohet se kanë modifikuar furgonin e Rinasit, me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Ata dyshohet se kanë lidhje ne persona që akuzohen  për disa krime të ndodhura në vendin tonë si  edhe jashtë Shqipërisë. Ndalimi i dy shtetasve nga Elbasani pritet të hedhë dritë për  identifikimin e personave që dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Njëri nga të dyshuarit u ndalua  në lagjen ‘28 Nëntori’ , i dyshuari tjetër u ndalua në periferi të qytetit. Dy të ndaluarit mësohet të jenë të  moshës 28 dhe 29 vjeç.

Leave a Reply

%d bloggers like this: