Home / Kronika / Dosja Rinasi: Tentoi të ikte në Bullgari, kapet i dyshuari i pestë

Dosja Rinasi: Tentoi të ikte në Bullgari, kapet i dyshuari i pestë

Është arrestuar teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë autori i pestë i dyshuar i grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit. I dyshuari i pestë si autor i megagrabitjes në aeroport është Elton Pikli, 32 vjeç me banim në Krujë. Ai është kapur teksta tentonte të largohej drejt Bullgarisë. Sakaq operacioni për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje vijon nga policia e Shtetit.

Një ditë më parë, policia njoftoi arrestimin e 4 personave, e më konkretisht, Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela. Ndaj 4 të arrestuarëve rëndojnë akuzat e “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Ndërkohë përgjatë ditës së sotme, Alkond Bengasi i veshur me statusin e të mbrojturit të drejtësisë, mësohet të ketë rrëfyer edhe për rolet që personat e tjerë, kishin brenda grupit kriminal. Ai u rrëfeu hetuesve se kushëriri i tij Klement Cala dhe Admir Murataj, kishin shkuar në servisin ku ai punonte dhe i kishin kërkuar të modifikonte furgonin me mbishkrimin “hetimi tatimor”, që u përdor nga banda për të realizuar grabitjen spektakolare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: