Rajoni

Vërejtje serioze për Maqedoninë

Komisioni Europian për të gjashtën herë me radhë ka dhënë rekomandim për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Kësaj radhe me kusht që të arrihet përparim në reforma.

Qeveria maqedonaseQeveria maqedonase nën kritika

Komisioni Europian konsideron se kriteret politke mbeten edhe më tej të kënaqëshme për ta ruajtur rekomandimin për fillimin e negociatave me Maqedoninë. Por në raport shprehet keqardhje për hapat e bërë gjatë vitit të kaluar. Dështimi i qeverisë në zgjidhjen e problemeve të shumta e ka prishur qëndrueshmërinë e reformave dhe ka sjellë në ngecje në disa fusha, theksohet në raport. KE shprehë shqetësim serioz për shkak se është rritur politizimi në institucionet shtetërore dhe kontrolli i qeverisë ndaj mediave. Kriza politike midis qeverisë dhe opozitës tregon se interesat partiake janë më të rëndësishme se interesi kombëtarë. Gjithashtu në raport thuhet se Brukseli nuk është i kënaqur me mënyrën me të cilën po zhvillohen marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Mungesa e besimit midis bashkësive etnike po mbizotëron, Marrëveshtja e Ohrit duhet të kompletohet dhe rekomandimet e saj duhet të zbatohen.

Çështja e emrit

Matthew Nimetz
Matthew Nimetz: Porblemet me emrin

 

Lidhur me çështjen e emrit, Brukseli vlerëson se duhet të ndërmirren hapa vendimtarë që të zgjidhet problemi me emrin me Greqinë. Është paralajmëruar se do të ketë edhe një ndihmë proaktive nga liderët e BE-së që të ndihmojnë që ky problem të gjejë zgjidhje.

Zëvëndëskryemistri për çështje të eurointegrimeve Fatmir Besimi raport- progresin e vlerëson si real, transparent dhe të drejtëpërdrejtë. Vërejtjet që janë apostrofuar në raport nuk duhet shikuar symbyllur. Ndërsa nga fjalori ku përmbahen vlerësimet pozitive, por edhe ato negative duhet analizuar me seriozitetin më të madh, thotë Besimi.

“Që nga dita e nesërme për raportin e KE do të zhvillohet debat i hapur në të gjitha institucionet e vendit për të parë se ku kemi ngecur, ku nuk janë kryer obligimet dhe si të kalohet situata e konstatuar. Do të përpilohet një plan aksional i cili do të mundësojë tejkalimin e ngecjeve që janë evidentuar në reformat në përgjithësi”, shprehet zëvendëskryeministri Fatmir Besimi.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav, i cili zyrtarisht ia ka dorëzuar raport – progresin kryeministrit Nikolla Gruevski , ka thënë se raporti ka porosi të qarta dhe të sinqerta. “Ju lutem na ndihmoni që t’ju ndihmojmë. Nuk jam pesimist as optimist, por jam realist. Shpresoj se këto porosi të qarta kritike do të kuptohen seriozisht nga qeveria”, është shprehur Aivo Orav.

Opozita e vlerson raportin si negativ

Zëvëndëskryetarja e partisë opozitare LSDM , Radmilla Sheqerinska, pas publikimit të raportit ka thënë se qeveria e ka sjellur Maqedoninë në qorsokak. Raporti është dramatik, më kritik në krahasim me vitin e kaluar. Vlerësimet për Maqedoninë janë shumë më të këqija se sa për të gjithë fqinjët e saj. Ky nuk është raport i progresit, por i regresit ka thënë Sheqerinska. “KE tani qartë dhe zëshëm kritikon. Nuk ka doreza diplomatike, porosia europiane është e qartë: Maqedonia ka filluar të ecë rrugës së gabuar”, shprehet Radmilla Sheqerinska.

Profesori universitar Llazar Llazarov, thotë se kritikat që përmban raporti janë reale dhe të pritshme. Liderët politik në Maqedoni duhet ta kenë të qartë se pa dialog politik midis pozitës dhe opozitës, nuk mund të shënohet progres në reforma.

“Maqedonia është shtet juridik”

Parlamenti i Maqedonisë
Parlamenti i Maqedonisë

 

“Nuk mund të themi se Maqedonia është shtet juridik sepse nuk respektohen ligjet, nuk mund të themi se ka liri të medias sepse ato kontrollohen nga qeveria, nuk mund të thuhet se fuksionon parlamenti kur në të mungon opozita”, thotë Llazar Llazarov.

Malinka Ristevska-Jordanova, drejtoreshë e Institutit për politika evropjane në Shkup thotë se Komisioni Europjan është i brengosur nga situata në Maqedoni. “Kultura e përçarjes politike, ritja e kontrollit të qeverisë ndaj institucioneve shtetërore e në veçanti ndaj mediave, si dhe situata çdo herë e brishtë e marrëdhenjeve ndëretnike kanë qenë argumentet kryesore të KE për egzistimin e fjalorit kritik ndaj të ariturave në Maqedoni”, vlerëson Malinka Ristovska-Jordanova.

Analisti Alajdin Demiri thotë se faji kryesor për dështimin e të ariturave të Maqedonisë bie mbi supet e qeverisë sepse është absurde që faji ti hidhet opozitës.

“VMRO është në pushtet tami më nëntë-dhjetë vite, vërejtjet që apostrofohen në raport progres po thuaj se janë të njëjta. Kjo do të thotë se partia në pushtet nuk i merr me seriozitet vërejtjet dhe rekomandimet e KE”, shprehet Demiri. Maqedonia për të gjashtën herë me radhë po merr rekomandimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Por fillimi i këtyre bisedimeve çdo herë është kushtëzuar nga Greqia me zgjidhjen e çështjes së emrit. Ndërsa në raportin e fundit Maqedonia është kritikuar edhe për shkak të ngecjeve në shumë sfera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button