Ekonomia

Tabaku: Krijimi i Koorporatës së Investimeve, shkelje e hapur e Kushtetutës

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sot lidhur me projektligjin për krijimin e Korporatës së Investimeve.

“Partia Demokratike ka mbi dy muaj që denoncon Ligjin e Investimeve Strategjike, jo vetëm si një shkelje e hapur e kushtetutës dhe e të paktën 3 ligjeve të tjera, por dhe si cënim i të drejtave të njeriut dhe si një nga prioritete bazë për procesin e integrimit”, theksoi Tabaku.

Sipas saj, “ky ligj dorëzon çelësat e pronave të gjithë Shqipërisë, kryetarit të kësaj Korporate, kryeministrit. Dhe ka në thelb një dëshirë për të centralizuar të gjitha mjetet e zhvillimit dhe prodhimit, në pak fjalë ka si synim krijimin e një komunizmi por të një lloji tjetër”.

“Sipas draft ligjit të Korporatës së Investimeve Strategjike, që është depozituar në parlament, qeveria i jep të drejtën vetes që të transferojë pronat nën pushtetin lokal pa marrë parasysh autonominë vendore”, tha Tabaku.

Sakaq, shtoi Tabaku, “kjo do të thotë që prona publike i transferohet pa kushte një personi juridik, subjekt i të drejtës private. Në pak fjalë shteti duke shkelur të gjitha ligjet dhe normat kushtetuese vendos t’i falë një pronë publike një kompanie private, duke anashkaluar çdo procedurë ligjore”.

Tabaku u shpreh se “janë të paktën 3 ligje dhe disa VKM që janë hartuar vetëm për ti ardhur në ndihmë një grupi njerëzish pranë kryeministrit duke krijuar një skemë piramidale me pronat publike që nuk e ka përjetuar asnjë vend ish komunist më pare”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button