Politika

Ne arrogantë? Rama: Mos kishte kokëfortësi, s’do ekzistonte Parisi

Në fjalën e tij në seancë plenare, kryeministri Edi Rama, iu përgjigj akuzave të opozitës për sjellje arrogante.Rama tha është i gatshëm të ballafaqohet me këdo, për të provuar se nëse ka një garë e cila i ka dëgjuar më shumë të tjerët kritikat, kundërshtitë, njerëzit, këtë garë e fiton me diferencë të madhe.

Rama tha se opozita ngatërron vendosmërinë e këmbënguljen e qeverisë së tij për të cuar përpara reformat, me arrogancën.  Është rasti për të theksuar se përtej gjithë të metave tona, ne mund të ballafaqohemi me këdo, për të provuar se nëse ka një garë e cila i ka dëgjuar më shumë të tjerët kritikat, kundërshtitë, njerëzit, ne këtë garë e fitojmë me diferencë të madhe. Na akuzojnë për arrogancë po kam frikë se përtej dukjeve e interpretimeve të mundshme të një mënyre komunikimi ngatërrojnë vendosmërinë e reformave me arrogancën.

Të ndërrmarrësh një betejë ku të tjerët ose kishin humbur ose s i kishin hyre fare ta ndërrmerrnim si beteja për të formualizuar marrëdhënien konsumator-energji e me radhë. Ngatërrojnë këmbënnguljen tonë me arrogancën. Nuk është arrogancë të këmbëngulësh e të realizosh punët që ke marrë përsipër.

Nuk është normale që një grup njerëzish të marrë peng një projekt. Si te Bregu i Lumit, apo edhe për pak kohë te Unaza dhe falë lidershipit qorr të Bashës e Kryemadhit partitë i janë kundërvënë zbatimit të ligjit me ndërtime pa leje. Kurrë në s’kemi dalë në rrugë për pengimin e një rruge të së ardhmes.

Kokëfortësia për të insistuar për një projekt, nuk është arrogancë, po të mos kishte ekzistuar kokëfortësia, nuk do ekzistone Parisi, ashtu sic e njohim. Ka qenë kokëfortësia e njerëzve me vizion e këmbëngulje që ka ndërtuar ato realitete duke sakrifikuar e duke marrë përsipër edhe kosto.

Kush i ka dëgjuar drejpërdrejt, jo në salla, jo në kënde fjale, jo në dëgjesa publike, po kush i ka dëgjuar e kush i ka kthyer përgjigje me shkrim, 41 mijë njerëzve të zakonshëm, mijëra e mijëra halle duke i dëgjuar përmes një platforme përmes së cilës këta zgjedhin fjalët e zakonshme të traditës së cinizmit e përqeshjes, por harrojnë se bëhet fjalë për 41 mijë qytetarë.

Dëgjuam dhe i kërkuam ndjesë kuksianëve se kishin të drejtë ata e jo ne. Po aty ku kemi bindje se kemi të drejtë nuk tërhiqemi. Gjithë sa kemi bërë e kemi thënë më parë. Kush i ka dëgjuar studentët sic i kemi dëgjuar ne. Dhe kush ka bërë me seriozitetin më të madh ato që bëmë ne, jo për ti hequr nga protesta por për të realizuar ato gjëra për të cilat kemi rënë dakord se kanë të drejtë, jemi të angazhuar rregullisht.

Kush i ka dëgjuar njerëzit në fshat kur janë ngritur për ndërtimin e një HEC-i. Bënin protesta për HEC në Valbonë, nuk u bënë kur u dhanë licensat, nga burri i atyre maleve, saliu dhe këtu rrinte si skuth dhe fuste kokën me shpatullave duke kërkuar ipad. Ndërkohë ne bëmë sa mundëm. Dhe kur mendojmë se nuk ka të drejtë do të bëhet si themi ne, e jo si thonë një grup njerëzish. Nuk jetojmë në një sistem barbarie, ku një grup njerëzish pengojnë një projekt.” – u shpreh Rama

Related Articles

Nje koment

  1. Rama, duke krahasuar punen tuaj me ate te Saliut dhe Bashes, Monikes, jan si nata me diten. megjithate ne rugetimin tuaj, kini ende shum mosralizime, por e rendesishme esht se kini vullnetein per te degjuar e zbatuar vrejtjet e disa komuniteteve.
    Ajo qe po na shqeteson mme shume esht terori politik, qe kan inmstaluar Berisha, Basha, Monika e TIT Vasilet me shoke.
    Sikur te mosmjaftonte demi i pallogaritshem qe i sollen vendit me largimin nga parlamenti, e keqja tjeter e madhe esht terrori politik, qe po instalohet nga protestat e vazhdushme dhe te dhuneshme, qe kemi pare, gjat mesymjes ndaj Kryeministris, ku u perdoren te gjitha mjetet e forta per shkaterimine portes, dhunimi ipolicis se shtetit, duke shtyr, e qelluar mbi te mee mjete te ndal;uara me ligj, derisa edhe i pren gishtat, vajzes police Ina Mukes, perpjekjet e vazhdushme per te shperthyer kordonin e policis , disa her dhe per te pushtuar parlamentin, por qe sja kan haritur qellimit , fal menaxhimit te mir te policis se shtetit nga mnistri I Brendeshem zoti S. LLeshi.
    DHe tani vazhdojn te thellojn terorin dhe krizen politike me gjthfar teorish, sjelljesh dhe veprimesh antiligjore, duke zen rruget kryesore, ku per pasoi bllokojn levizjen e lire te qytetareve, mjeteve , qe levizin per hall, pune apo per qef, pra ushtrojn teror politik e psikologjik mbi qytetaret, ne menyr qe ti ndjekin nga pas, ashtu sic veprojn disa fakire qe skan pune dhe ekonomi, jan te pakenaqur nga qeveria dhe kan te drejt te protestojn ndaj qeveris.
    protestat jan te shendeteshme per demokracin, por gjithnje paqesore.
    As kushtetuta, as ligji dhe as morali slejon, nje pjes hajdutesh e rrugacesh qe perdoren si kamikaze, nga inicjusit PD< LSI, kur dhunojn policin dhe hedhin mbi ta gjifar mjetesh piroteknike, bomba molotov dhe shkpinj e deri pllaka tortuaresh per te car objektet.
    U themi ketyre mjeraneve, qe te shikojn se si vepron policia ndaj jelekverdheve ne Franc, kur shkelet ligji, kur demtohet prona shteterore e ajo private, jo vetem perdoret gazi lotesjelles, uji me presjon dhe shkopi i gomes, por mbi 1100 vet jan arestuar e denuar nga policia e drejtesia per shkeje te ligjit mbi protestat dhe demtimit te prones shteterore e private.
    U themi drejtuseve te PD, lSI, te shikojn nje protest para ca ditesh ne Angli, kur protestusit bllokuan nje rrugese si veproi policia angleze me shkop gome dhe si i terhoqi zvare ata eksponent qe kundershtonin policin e shtetit dhe benin veprime te jashteligjeshme.
    U themi ketyre zoterinjeve qe edhe ketu ne Amerik organizohen protesta per probleme te ndryshme, por kur shkelet ligji, dhe tejkalohen te drejtat e protestuseve , te pin e zeza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button