Home / Kosova / Haradinaj reagon pas ndalimit të këshilltarit të tij, Srgjan Jovanoviq

Haradinaj reagon pas ndalimit të këshilltarit të tij, Srgjan Jovanoviq

Partia Liberale Serbe ka njoftuar sot se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë është ndaluar anëtari i kësaj partie, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Srgjan Jovanoviq.

Sipas një komunikate nga SLS, Policia e Serbisë e ka ndaluar atë duke i thënë se kanë urdhër ta ndalojnë pasi që “dikush duhet të flas me të”. Lidhur me këtë ka reaguar kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur shqetësimin për ndalimin e këshilltarit të tij.

Haradinaj ka deklaruar se kjo edhe njëherë dëshmon se Serbia po përdorë agresion ndaj Kosovës dhe sipas tij, ky agresion nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Shpreh shqetësimin për ndalimin e këshilltarit tim Srdjan Jovanovic nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe. Ky ndalim, që nuk është i pari i kësaj natyre, edhe njëherë dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës.  Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Brukselit zyrtar që të reflektojnë dhe adresojnë, sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës. Ky agresion, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve tona.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më herët janë ndaluar edhe Sllobodan Petroviq, Boban Stankviq, Nebojsha Javkovljevic dhe Srecko Spasic

Leave a Reply

%d bloggers like this: