Home / Kronika / Gjykata e Elbasanit liron dy mjekët e arrestuar

Gjykata e Elbasanit liron dy mjekët e arrestuar

Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimin “Detyrim Paraqitje” për dy mjekët e Elbasanit, kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Nikollaq Thano, të akuzuar nga famijarët e Rexhina Debrova, si përgjegjës për vdekjen e nënës së re, dy ditë më pare në maternitetin e Elbasanit.

Prokurori Xhelian Seferi, pasi referoi para gjykatës hetimin e plotë të çështjes në ngarkim të dy mjekëve kërkoi masen “Detyrim Paraqitje”. Kërkesë e cila u miratua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu. Vendimi i gjykatës ka sjellë zhgënjim e reagim të fortë tek familjarët e së ndjerës.

Rexhina Debrova humbi jetën dy ditë më parë, vetëm një orë pasi kishte sjellë në jetë femijën e saj të parë. Familjarët pretendojnë për mosreagim në kohë të mjekëve, ndërsa bluzat e bardha thonë se 25 vjeçarja pësoi arrest kardiak.

Leave a Reply

%d bloggers like this: