Kronika

Shqipëria ka bërë hapa shumë të mëdha përpara, sidomos në fushën e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Austriake, Josef Moser, në përfundim të takimit në Tiranë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të premten, bëri të ditur se bashkëpunimi me dy vendeve është gjithnjë dhe më i ngushtë.

Sipas tij, Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, që tejkalojnë pritshmëritë, sidomos në fushën e drejtësisë dhe për këtë duhet të vlerësohet nga të gjithë.

“Shqipëria ka bërë hapa shumë të mëdha përpara, hapa që tejkalojnë pritsh-mëritë sidomos në fushën e drejtësisë. Ka bërë hapa konkret për të minimizuar korrupsionin dhe për të rindërtuar sistemin e drejtësisë duke i dhënë pavarësi dhe duke larguar ndikimet negative që mund të ketë drejtësia nga politika. Këto masa të marra duhen vlerësuar pavarësisht se cila parti apo cila forcë politike i ka ndërmarrë apo votuar.  Këto janë masa që i nevojiten vendit dhe shtetit të së drejtës ligjore”, tha Moses.

Ai bëri thirrje që forcat politike të drejtojnë vëmendjen e tyre drejt interesit të përbashkët të vendit, që është integrimi në Bashkimin Europian dhe vendimet duhet të jenë të drejtuara drejt këtij qëllimi.

“Është një element qendror çështja e zgjedhjeve dhe njohja e rezultatit zgjedhor. Janë disa detyrime që lindin nga këto zgjedhje. Një nga detyrimet është se interesi i ndryshëm i politikës, duhet të jetë i shkëmbyeshëm dhe të ketë argument. Pastaj përmes negociatave të përbashkëta të arrihet një rezultat. Pikëpamjet e ndryshme të politikanëve duhet të drejtohen drejt interesit të vendit, jo në vështirësimin e situatës dhe të ardhmes së vendit. Duhet përpjekje e përbashkët për ta çuar vendin përpara dhe përpjekjet të jenë në qendër të bisedimeve parlamentare dhe diplomatike”, tha Moses.

“Për mua është kënaqësi të jem në Tiranë. Kjo është e dyta herë brenda gjashtë muajve. Kjo vizitë lidhet edhe me faktin se Austria dhe Shqipëria kanë një miqësi shumë vjeçare dhe që po forcohet gjithnjë e më shumë. Ne kemi ndërmarrë bashkërisht masa të reja për të forcuar shtetin e së drejtës me qëllim që Shqipëria të realizojë ambicien për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”, tha ministri Moser.

Sipas tij, Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një proces i rëndësishëm për rritjen e besimit te drejtësia. “Projekti Vetting-ut ka nisur para disa kohësh dhe është parashikuar të vijoi deri në vitin 2020, por dhe përtej këtij viti. Vetingu është një proces, që rrit besimin te institucionet e Drejtësisë, pasi kërkon jo vetëm pastërtinë pasurore por dhe etike të gjyqtarëve, çka ndihmon për të krijuar një shtet etik dhe serioz në kuadër të ambicies për anëtarësimin në BE”, tha Moses.

“Projekti EURALIUS V është një projekt tjetër për konsolidimin e sistemit të drejtësisë dhe ky projekt shkon në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës ligjore, por edhe te lufta kundër pastrimit të parave”, tha ministri Moses.

Ai e vlerësoi projektin si një histori  tjetër suksesi mes dy vendeve. “Një hap i mëtejshëm i Shqipërisë drejt BE dhe luftës ndaj korrupsionit. Një përpjekje serioze për të forcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës e për rrjedhojë besimin e qytetarëve te drejtësia”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button