Politika

Opozita zgjodhi të mos hyjë në zgjedhje por nuk mund të pengojë procesin

“Ka një ligj të shkruar dhe të votuar nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste që të çon në burg në rast se ti prek Qendrat e Votimit dhe procesin zgjedhor”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur opozitës.

Nga Malësia e Madhe, Rama komentoi krijimin e koalicionit opozitar për të mos marrë pjesë në zgjedhje. “Ata kanë vendosur të mos hyjnë në zgjedhje dhe kjo është zgjedhja e tyre. Në demokraci krijohen kushtet për të hyrë në zgjedhje, por nuk futen me zor. Ne do të donim t’i kishim në garë sepse edhe fitorja është më e bukur, por kjo nuk është zgjedhja jonë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ne i bëmë përpjekjet tona të gjitha sa kishim mundësi, por unë i kam marrë votat të bëj punën, jo të punësoj Lulin”.

Kryeministri tha se është qesharake dhe për të ardhur keq fakti që Basha dogji mandatet duke braktisur të gjithë ata që i dhanë votat për të shkuar në parlament dhe tani u kërkon ti bien murit me kokë, që të hapet rruga për të.

“Shumëkush prej atyre që i shkojnë mbrapa mendojnë se vërtetë do të shtyhen zgjedhjet, do të ndodhi prapë ndonjë gjë në fund fare që Luli do të marri gjysmën e qeverisë prapë, do të prishen zgjedhjet etj. Asgjë nga këto nuk ka për të ndodhur. Të dalësh nga shtëpia duke pasur hallet e tua dhe të shkosh të bësh burg se Lulzimi dhe Monika duan patjetër pushtet, ky është një budallallëk, që pak nga pak të gjithë do ta kuptojnë se nuk duhet ta bëjnë”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button